“Isha një nga personat më të urryer”/ Andi Lila tregon si u ndje pas video-skandalit me priftin grek

18/11/2019 - 08:23

Dy vite më parë bëri bujë historia e mbrojtësit të Kombëtares Andi Lila, i cili në një video amatore, tregoi një barsoletë për të qeshur për priftin grek të Janinës.

Më pas videoja publikohet në Facebook dhe skandali mori dhenë. Asokohe, Lila luante me skuadrën e “Pas Janina” dhe ky skandal desh i rrezikoi atij karrierën futbollistike.

Pas bujës mediatike, Lila reflektoi menjëherë duke kërkuar falje publike dhe realizoi një takim me priftin duke e publikuar dhe në rrjetet sociale. Lila mori faljen e priftit grek dhe keqkuptimet u sheshuan. Por çfarë mendon Andi Lila sot, 2 vite pas këtij skandali?

“Më thënë të drejtën ishte një nga ato momente që jam ndjerë shumë keq, kisha turp, bëra një autogol” rrëfeu ai në “E Diell”.

“Kërkova takim më kryepriftin në Janinë, një burrë i jashtëzakonshëm, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar. Kërkova takim sepse misioni i çdo kulti fetar, xhami, kishë është falja dhe më mirëkuptoi”, vazhdoi rrëfimin e tij Lila.

“Nga personi më i urryer në qytet, pas faljes që kërkova, u bëra njeriu më i dashur në qytet”, përmbylli shpjegimin e tij për ngjarjen mbrojtësi i Kombëtares.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Binjakët humoristë Donald dhe Romeo Veshaj ishin të ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, përballë pyetjeve të Alketa Vejsiut dhe vogëlushëve t

Aktori i mirënjohur Koço Devole luajti në filmin “Dy gisht mjaltë” përkrah Elvana Gjatës, ku ishte në rolin e babait të saj, ka rrëfyer p

Aktori i Broadway, Nick Cordero ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në moshën 41-vjeçare. Ai qëndroi rreth një muaj në kujdes inte

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi feston sot ditën e lindjes.

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj festoi një ditë më parë 33-vjetorin. Ajo është surprizuar nga partneri i saj Mark Frroku dhe ish-

Khloe Kardashian “ka thyer” heshtjen për fejesën e aluduar me Tristian Thompson, dhe është po aq konfuze sa të gjithë të tjerët!

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka treguar prej kohësh se shpesh vuan nga ankthi.

Reperi Kanye West ka shpallur kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj drejt Miamit për të festuar përvjetorin e dytë të ma

E zhvendosur në Spanjë ku është duke jetuar me partnerin e saj, aktorja Olta Gixhari po i shijon në maksimum ditët e shtatzënisë.