Ndërsa Chrissy Teigen vazhdon të jetë kryetitull në media dhe rrjete sociale, burri i saj, John Legend, ka hedhur dritë së fundmi lidhur me si po ndihet ajo pas kritikave. Trajneri i “The Voice” ishte duke ecur drejt makinës së tij në një lagje kur një fotograf e pyeti “Si ndihet Chrissy pas gjithë kritikave?”. Kësaj pyetje ai iu përgjigj shkurt duke thënë vetëm: “Ajo është mirë.”

Deklarata e John vjen vetëm pak ditë pasi Chrissy shkroi një letër të hapur ku ajo shprehu keqardhje për akuzat dhe u kërkoi fansave durim. Ajo shprehu pendesë për veprimet e saj, duke thënë se meriton gjithë kritikat që ka marrë. Fillimisht, Chrissy u përball me akuzat e modeles Courtney Stodden, e cila tregoi publikisht si ajo e ka bullizuar në të kaluarën. Pas saj erdhi rrëfimi i dizenjuesit Michael Costello, i cili përmes një deklarate në Instagram tha se prej saj ka dashur të vrasë veten. Për këtë të fundit modelja nuk ka reaguar.