Justin Bieber ka marrë një super dhuratë dhe jo nga bashkëshortja por nga këngëtari J. Balvin.

Justin ka publikuar në Instagram një foto të dhuratës; një unazë diamanti ndërsa falenderon publikisht artistin.

Dy këngëtarët, së fundmi kanë shtuar zërat se mund të jenë duke përgatitur ndonjë bashkëpunim së bashku.

Ende nuk ka një konfirmim prej tyre, por fansat kanë filluar të dyshojnë se diçka e madhe do publikohet prej tyre.