Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një gjest të lavdërueshëm dhe human. Ajo ka bërë një dhuratë të paimagjinueshme për familjet në nevojë.

Këngëtarja ka bërë me shtëpi 12 familje dhe e ka konfirmuar përmes një lajmi ka publikuar në rrjetet sociale, ku flitet për kontributin e saj.

Adelina drejtonte një emision televiziv deri në periudhën e Vitit të Ri. Më tej, ajo bëri një pauzë si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

Pandemia dhe situata e vështirë, por edhe shpirti human, ka bërë që këngëtarja të bëjë një dhuratë me kaq vlerë për plot 12 familje në nevojë.