Kim Kardashian dhe Kanye West duket se kanë arritur të kapërcejnë krizën në lidhjen e tyre. Pas deklarimeve publike nga ana e Kanye-t që kërkonte divorcin, të dy kanë bërë bashkë pushimet verore.

Çifti i famshëm ka kaluar shtatë ditë pushimi në Punta Cana të Republikës Domenikane.

Bashkëshortët me katër fëmijët e tyre u panë duke zbritur nga një avion privat.

Kim dhe Kanye kanë zgjedhur heshtjen, por burime të afërta me çiftin thonë se lidhja e tyre po stabilizohet.