Kylie Jenner i është bashkuar listës së njerëzve të pasur që kanë dhuruar para për të gjetur kurën ndaj koronavirusit, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të rregulluar spitalet. 

22-vjeçarja mësohet se ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish.

Kylie ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike. Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë.

Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.