Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, Lady Gaga ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Michael Polansky.

Gaga dhe Polansky u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, ndërsa mbanin maskat.

Fotografinë e publikoi ditën e sotme edhe vetë Gaga në rrjete sociale.

Biondja, e cila këndoi himnin kombëtar përpara betimit të Biden dhe Kamala Harris, zgjodhi një fustan të veçantë për momentin historik.