Këngëtarja Selena Gomez ka bërë sërish të flitet për të pasi një komenti që ka lënë në një nga fotot e modeles së njohur Bella Hadid. Ajo ka shkruar: “E mrekullueshme!”, duke treguar kështu paqen mes tyre.

Por ndonëse Selena e ka hedhur të shkuarën pas krahëve, diçka të tillë nuk e ka bërë Bella. Pas këtij komenti ajo ka fshirë postimin e saj.

Diçka të tillë e kanë vënë në dukje faqet e fansave të Selenës. Ato u shprehën në rrjete sociale se Selena thjesht po përpiqet të mbështesë gratë.

Pas këtij postimi këngëtarja ka reaguar duke treguar se nuk i ka pëlqyer fshirja e postimin me komentin e saj nga Hadid. “Oh, mos!”,-ka shkruar ajo.

Konfliktet mes tyre kanë nisur për shkak të këngëtarit “The Weeknd”, me të cilin të dyja kanë qenë të lidhura.