Këngëtari i suksesshëm latin, Maluma së shpejti do të performojë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Në website-in e tij zyrtar, Maluma ka bërë të ditur datat e koncerteve të tij në gjithë botën. 

Më 14 Mars, që përkon edhe me festën e Ditës së Verës, ai do organizojë një koncert edhe në Tiranë.

Maluma është padyshim një nga artistët më të pëlqyer, me produksione muzikore që shndërrohen në hite dhe dëgjohen në gjithë botën.