Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka marrëdhënie shumë të afërta me dy futbollistët e Paris Saint Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Gjatë emisionit “Shiko kush luan” në Top Channel, Trixa ka zbuluar disa biseda private në Instagram me brazilianin dhe francezin.

“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Ramosaj, e cila më pas u bind për të zbuluar mesazhet.

Neymar: Më mungon.

Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Mezi pres të të takoj.

“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja, kur u ngacmua se biseda ishte me zemra.

Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.