Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi ka kujtuar personat e afërm që humbi në Durrës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka publikuar në një Story në Instagram foton e familjes së xhaxhait; Eduart, Dolora, Kristi dhe Klaus Reçi, si dhe mikeshën e saj Dienën e cila humbi jetën bashkë me të bijën, Esiela dhe të ëmën Roza.

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”, shkruan Evi krahas fotos.