Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Tiziano Ferro u martua me të dashurin e tij, Victor Allen. Ceremonia e martesës u mbajt në një provincë me Sabaudia me 40 të ftuar.

Dyshja ka në plan të zgjerojë familjen e tyre dhe pikërisht për këtë arsye ndodhen dhe në SHBA.

“Burri im Victori dëshiron një djalë tani më shumë se kurrë. Ndoshta ngaqe ai mbush 55 vjeç”- ka treguar Tiziano për ‘Corriere Della Sera’.

“Këtu në Amerikë situata është relativisht më e lehtë ose më saktë ka zgjidhje të ndryshme siç është mundësia e kujdesit për një fëmijë për një kohë të caktuar, madje pa një birësim të vërtetë”, ka shtuar këngëtari.

 Kjo taktikë e njohur si “fostering”, ka të bëjë me marrjen, sigurimin, ushqyerjen, kujdesin prindëror ndaj një fëmijë, ndonëse nuk ekziston lidhje gjaku apo juridike.

Ideja e familjes ka qenë gjithmonë në mendjen e tij, madje dhe para se të martohej me Victorin.