Organizoi festë në fshehtësi me 30 miq, reagon Rita Ora: Ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm

30/11/2020 - 15:49

Pas publikimit të lajmit të organizimit të festës së 30-vjetorit të Rita Orës me shumë miq në një kohë kur bota mbarë po vuan për shkak të Covid-19, ka reaguar këngëtarja me origjinë shqiptare.

Rita ka kërkuar publikisht falje ndërsa është shprehur se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë.

"Përshëndetje të gjithë,

Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…

Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to.

Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje", shkruan Rita në Instagram.

Rita festoi 30-vjetorin e saj në një darkë të organizuar në fshehtësi me miqtë, duke thyer rregullat anti-Covid. Ajo mblodhi 30 miq e të afërm për të festuar, ndryshe nga ç’tregoi në rrjete sociale, ku u shpreh se kishte organizuar një festë të thjeshtë në shtëpi.

“The Sun” publikoi disa foto nga festa e fshehtë e Ritës dhe në to shfaqeshin disa policë që përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja. Ky veprim i Orës i revoltoi shumë fansat e saj, të cilët u shprehën se ajo nuk mundet të thyejë rregullat vetëm sepse është e famshme dhe e pasur, sidomos në këtë kohë pandemie.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Filmi britanik i titulluar “Twist” do të shfaqet në SKY Cinema në datën 29 janar.

Aktorja e famshme, Ellen Page nuk është më femër. Në dhjetorin e kaluar, Page shokoi fansat me deklaratën e saj, duke zbuluar se në fakt 

Në mediat e huaja, janë publikuar fotot e para, që tregojnë ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kristen Stewart me Lady Dianën, në filmin e

Mirupafshim për të gjitha mediat sociale, Pamela Anderson nuk mund të durojë më.

Shefi i famshëm i kuzhinës Nusret Gokçe është në telashe.

Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve për shkak të përhapjes së Covid-19 ka penalizuar mjaft artistë në vendin tonë.

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm, për shkak se babai i saj ndodhej

Në përvjetorin e parë të vdekjes së tyre, Vanessa Bryant, ka kujtuar përmes një letre vajzën e saj Gianna dhe bashkëshortin Kobe.

Reperi Gold Ag e ka treguar gjithmonë me krenari dashurinë për atdheun dhe prej vitesh gëzon nënshtetësinë shqiptare.

Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, Lady Gaga ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Michael Polansky.