Aktorja e njohur amerikane Meg Ryan i ka dhënë fund lidhjes së saj me këngëtarin John Mellencamp pas tetë vitesh lidhje. Sipas “Us Weekly” mësohet të ketë qenë aktorja, e cila i ka dhënë fund lidhjes pasi nuk ‘mundej më’.

Një burim i afërt i aktores është shprehur se ajo nuk është e penduar për këtë vendim që ka marrë.

Dyshimet për një ndarje mes tyre kanë nisur pak kohë më parë, kur Ryan u fotografua në Los Angelos pa unazën e fejesës. 57-vjeçarja dhe këngëtari 68-vjeçar u lidhën në fejesë në nëntor të vitit 2018.

Lidhja e tyre nisi në vitin 2011, më pas ata u ndanë në vitin 2014 për t’u pajtuar një vit më vonë.