Së fundmi, Tuna i bëri lëmsh të gjithë me ndryshimet që ka bërë në Instagram.

Këngëtarja pasi hoqi mbiemrin e bashkëshortit, Berisha nga Instagrami i saj, të njëjtën gjë bëri dhe me profilin e të birit, Tianit.

Vogëlushi mban emrin Tian Sejdi në rrjetin social. Ky veprim i Tunës ka sjellë dhe një reagim nga kunati i saj, Roberti.

Ai ka publikuar një video video të vajzës së tij, Renee duke luajtur me Tianin ndërsa shkruan mbiemrin e të dyve.

“Renee Berisha, Tian Berisha”-shkruan Roberti duke ia bërë të qartë Tunës se vogëlushi mban mbiemrin e tyre.