Reperi i njohur, Mozzik është një nga më të paguarit në tregun muzikor shqiptar. Ai mjaft i kërkuar dhe për këtë rrjedhimisht siguron edhe shumë para, të cilat zgjedh t’i investojë në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, 25-vjeçari ka bërë të ditur se ka blerë një shtëpi të re luksoze në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj.

Ai ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke treguar se tashmë është zyrtarisht banor i një prej lagjeve private në ndërtim e sipër të qytetit.

Mozzik gjithashtu ka parë nga afër skicën e lagjes duke u njoftuar kështu me dukjen tredimensionale të shtëpisë së tij të ardhshme.

Ndërkohë, një pamje të shtëpisë së sapo blerë e ka publikuar edhe vëllai i tij, reperi Getinjo në InstaStory.

“Faleminderit Zotit për shëndetin, se të tjerat i bëjmë vet”, ka shkruar ai.