Mbrëmjen e kaluar, emisioni "Shqiptarët për shqiptarët", nisi puntatën e parë për këtë sezon por pa moderatoren Ola Bruko.

Për këtë ndryshim, gazetari Artan Kristo akuzoi hoxhën Elvis Naçi se duke qenë se është ai që jep paratë, merr edhe vendimet lidhur me rregullat e emisionit edhe pse nuk ka lidhje me gazetarinë. 

Por përmes një postimi në Facebook, ka reaguar spikerja e lajmeve në "News 24" Ola Bruko, e cila sqaron se nuk do të jetë më moderatorja e programit por vetëm pjesë e ekipit të tij.

POSTIMI I MODERATORES

Mirembrema te gjitheve!

Ndjej detyrimin te shkruaj dy fjale per te gjithe ata njerez qe kane nisur te me shkruajne qe prej ores 21.00 kur ne ekranin e News24 nisi sezonin e ri emisioni aq shume i dashur per mua dhe per ta “Shqiptaret per shqiptaret”.

Per ata por edhe per te tjeret qe pyesin veten "çfare po ndodh?"..

Une nuk do te jem me moderatorja e programit tuaj te dashur, por vetem pjese e ekipit te tij.

Ky nuk ishte nje vendim i imi!

Do deshiroja qe askush te mos ndikohej nga ky detaj per te dhene kontributin per ata njerez qe kane vertet halle e nuk duan te dine fare se kush moderon e kush jo!

Une vazhdoj te besoj te miresia!

Uroj edhe ju!