Modelet bukuroshe Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë mikesha shumë të ngushta me njëra-tjetrën dhe shoqëria e tyre ka filluar para 8 vitesh. Ato shihen shumë shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës, në pushime, evente, festa etj.

Pak ditë më parë vajzat u bënë bashkë për të shijuar pushimet, ndërsa së fundmi kanë vendosur të bëjnë një tatuazh të përbashkët.

Adrola dhe Kristina kanë bërë tatuazh vitin kur janë njohur, në 2012-ën dhe e kanë ndarë këtë me të gjithë ndjekësit.

“Nga ku filloi gjithçka”, ka shkruar Adrola krah postimit ku shihet e qeshur me Kristinën.