Irina Shayk ka pozuar e papërmbajtur dhe e paturpshme për kopertinën e Vogue, duke mos veshur asgjë dhe duke mbrojtur vetëm “vendet e nxehta”.

Ajo ka një fizik të përsosur dhe një shikim depërtues: krejtësisht e zhveshur dhe në këmbë në një piedestal ajo duket si një statujë e një perëndie.

Fotot e saj sensuale jane komentuar edhe nga VIP-at.

“Një perëndeshë moderne greke” shkruan modelja Eva Herzigova. 

“Unreal” i shkruan Dua Lipa , dhe si shumë ndjekës të tjerë të saj (VIP dhe jo) që surpizohen jo pak para trupit perfekt të Irinës. 

Modelja u zgjodh nga revista prestigjioze për kopertinën e edicionit çek në numrin që do të dalë në nëntor. Fotoja  u bë në Milano, në selinë e një shtëpie të rëndësishme mode.

Irina është një nga supermodelet më të kërkuara, ylli i padiskutueshëm i pasarelave dhe kopertinave të revistave me  të njohura.

Ajo është 34 vjeç, një moshë që për shumë ka shënuar rënien e karrierës së modelingut, ndërsa Iriana është më e bukur se kurrë dhe e palëkundur në majën e modës Olympus. 

Dhe në fakt kopertina kushtuar asaj nga Vogue është edhe një tjetër kushtrim për bukurinë e saj … hyjnore.