Ylli i operas, Plácido Domingo ka treguar se është infektuar nga koronavirusi.

Domingo shkruan në rrjetet sociale se pasi u është nënshtruar analizave të nevojshme ka rezultuar pozitiv dhe u bën thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes.

“Mendoj se e kam për detyrë morale t’ju njoftoj se jam infektuar me COVID-19. Iu lutem të gjithëve të bëni sa më shumë kujdes”, shkruan Placido.

Ai tha se vendosi të bëjë testin pasi vuri re shenjat e para të koronavirusit dhe pasi rezultoi pozitiv, e gjithë familja është izoluar.

Placido Domingo i shtohet listës së personazheve të famshëm që janë prekur nga virusi vdekjeprurës.