Zlatan Ibrahimovic gjithmonë e ka krahasuar veten e tij me një luan dhe një kafshë të tillë e ka tatuazh në shpinë. Megjithatë, duket se ai ka një precendent aspak të hijshëm në të shkuarën me këtë kafshë. Gazeta suedeze Expressen raporton se në vitin 2011 Zlatan ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut. Më pas ai e ka importuar atë në Suedi, të copëtuar.

Sipas një burimi, kafsha u mbajt në kafaz për më shumë se një vit para se të qëllohej. Zlatan importoi lëkurën, kafkën dhe nofullat e luanit të vrarë në shtëpinë e tij në Malmo, Suedi. Një lajm shumë i bujshëm, që pritet të krijojë polemika të shumta, teksa pritet edhe një hetim nga autoritetet suedeze. Në të gjithë botën, gjuetia e luanit është e paligjshme.