Reperi i njohur Pop Smoke, është vrarë me armë zjarri brenda banesës së tij. Autoritetet njoftojnë se muzikanti i famshëm, emri i vërtetë të cilit është Bashar Barakah Jackson, u qëllua për vdekje gjatë një tentative grabitje në Hollywood Hills, kur dy persona të maskuar i hynë në shtëpinë e tij tejet luksoze.

Autorët e qëlluan disa herë 20-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë, përpara se të largoheshin në këmbë nga vendngjarja. Ai u transportua në spitalin Cedars-Sinai, ku u shpall zyrtarisht i vdekur, ndërsa autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim dhe ende nuk janë identifikuar nga autoritetet.