Yjet e njohur shqiptarë bëhen bashkë për të sjellë një version të ri të “Kënga e mjekut”për të falenderuat bluzat e bardha të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin.

Kënga është publikuar në vitin 1963 me muzikë të Agim Prodanit, ndërsa është interpretuar nga Anida Take.

Ndërsa 57 vite më vonë, risillet nga Sajmir Çili, Dhimitër Gjoka, Ema Andrea, Vikena Kamenica, Eranda Libohova, Kastriot Tusha, Eni Jani, Genc Fuga, Salsano Rrapi, Ines Memisharaj, Erjona Kakeli, Oriela Nebijaj, Isli Islami, Orgesa Zaimi, Eneda Tarifa, Sonila Meço, Kastriot Çaushi dhe Marin Mema.

Në këtë projekt shihet edhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe ish-sulmuesi Erjon Bogdani.

Pjesë e këtij realizimi është edhe Kujtim Prodani, djali i çiftit që qëndron prapa këngës origjinale, ndërsa xhirimet janë bërë përmes “Skype”, në pamundësi të takimit nga koronavirusi.