SHBA – Sapo ka trokitur viti 2013, por këngëtarja e bukur, Katy Perry është shpallur si femra më seksi për këtë vit.

Duke lënë pas edhe më të bukurën e 2012-tës, aktoren, Mila Kunis, ajo ka zënë pozitën e parë të toplistës së 100 femrave më seksi për vitin 2013, sipas revistës ,‘America’s Men Health’.

Mënyra se si ajo vazhdon të bëj kujdes të madh për veten e saj, sidomos me trupin, janë arsyet pse ajo është e përzgjedhura jonë si femra më seksi për vitin 2013, thuhet në sqarimin e kësaj reviste.

Bukuroshja e filmit “Black Swan”, Mila Kunis, është renditur e dyta në këtë listë, derisa flokëkuqja me trup të bujshëm e cila është ylli i serisë ‘Mad Men’, Christina Hendricks, është renditur në pozitën e tretë.