Një shpërthim tritoli ka ndodhur në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe. Sipas policisë, lënda ekskplozive është hedhur pranë një lokali në pronësi të F.S.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË:

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.    

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.