Teuta dhe Laçi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 argëtues në “Niko Dovana”, me të dy skuadrat që kanë krijuar shumë raste para portave.Në një ndeshje mes dy skuadrave që luftonin për t’iu larguar fundit dhe bashkuar me grupin e skuadrave që luajnë për katërshen e parë, portat e Tafas dhe Dajsinanit janë vënë shpesh në vështirësi. Por rrjeta u tund vetëm dy herë, me Mjakin nga miqtë në pjesën e parë dhe Jazxhi për vendasit në të dytën.

Ndaj në fund, të dy ekipet u desh të kënaqen me barazimin 1-1, që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në renditjen e Superiores ku mbeten të rrezikuar nga zona e ftohtë. Teutës i mungon fitorja prej 8 ndeshjesh, trajneri Martini: Do isha i kënaqur të mos ishte VAR, ta japë ose jo direkt

Teuta barazoi 1 me 1 përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Tashmë durrsakët kanë tetë ndeshje pa fitore. Në përfundim të sfidës foli trajneri Edi Martini.

“Më mërziti pjesa e parë, në 30 minutat e parë nuk u ambientuam dot me mënyrën e rreshtimit që kishim bërë sot. Deri në minutën e 30 kishim shumë vështirësi. Pastaj lëvizëm diçka, ndërruam edhe mënyrë loje në pjesën e dytë. Në të parën mund të pësonim edhe ndonjë gol tjetër. Në pjesën e dytë luajtëm në gjysmëfushë, patëm raste, bëmë presion. Nuk e lamë kundërshtarin të rrezikonte. Por duhet të jesh më i qetë para portës, nuk mund të shkosh i nervozuar, duhet të jesh i kthjellët e arsyetosh përpara.

Shënuam, mund të bënim tjetër gol. Në pjesën e dytë, edhe ata që hynë në fushë, duhet të bënin më tepër. Kur janë të freskët, duhet të jenë më agresivë, me më shumë dëshir, gjë që nuk funksionoi edhe sot. Torraj në ndeshjen e kaluar ishte shumë mirë. Ne rreshtimin me katër nuk e intepretojmë mirë sa duhet, por pasi ndërrum përsëi me 3, ndryshuam. Ka të bëjë që ne nuk kemi perfeksionuar ende rreshtimin 4-3-3.

Luajtëm me dy para në pjesën e dytë. Duke luajtur në pjesën e dytë., Nasr është një lojtar që kërkon zonat boshe dhe lëviz në krah. E nxorëm nga loja e tij nga e djathta, i pëlqen loja nga e majta. Por janë gjëra që ai i bën sepse ka freski fizike. E sheh që mund të bëjë presing më shumë se të tjerët, gjendja fizike e bën të lëvizë nga një krah, në krahun tjetër.

Pritja për verifikimin e golit? VAR-i jep verdiktin e saktë, por me ato emocione që përjetojmë, do të isha i kënaqur që të mos ishte VAR-i hiç, o ta japë ose jo direkt”, – u shpreh Martini.