Në një treg sigurimesh, i cili po pëson transformime të vazhdueshme, Sigma Vienna Insurance Group ka regjistruar një rritje të qëndrueshme dhe performancë shumë të mirë, duke konsoliduar pozicionin e saj si një nga kompanitë më të besueshme dhe me orientim afatgjatë në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar–maj 2025, Sigma ka realizuar 1.18 miliardë lekë prime bruto të shkruara, me rritje + 6.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si dhe ka paguar 442 milionë lekë për dëmet, me rritje +3.43%, në një kohë kur totali i dëmeve në treg ka rënë me -4.27%.
Ky rezultat vendos Sigmën ndër katër operatorët kryesorë të tregut të sigurimeve jo-jetë në Shqipëri, me një pjesëmarrje tregu prej 12.98% në prime dhe 14.77% në pagesa dëmesh.
Sigurimet Motorike mbeten themeli i rritjes strukturore
Sigma ka ndërtuar një rritje të shëndetshme, të mbështetur në korrektësi dhe ekuilibër financiar.
Në një treg ku sigurimet motorike përbëjnë mbi 75% të primeve, Sigma ka performuar mbi mesataren dhe mbi 994 milionë lekë i ka realizuar në sigurime motorike (+11.3%). Rritja e pagesave të dëmeve në MTPL me +22%, është një sinjal i qartë i përkushtimit ndaj klientëve.
Për një treg që ende përballet me skepticizëm për pagesat reale të dëmeve, Sigma VIG mbetet një nga shembujt e kulturës së përgjegjësisë financiare. Me një nivel pagesash më të lartë se pjesa e tregut në prime, kompania afirmon angazhimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe për të ruajtur besimin në sistemin e sigurimeve.
Si pjesë e Vienna Insurance Group (VIG) – një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore – Sigma sjell në Shqipëri standardet austriake të menaxhimit, kontrollit të riskut dhe transparencës, duke i kombinuar me një kuptim të thellë të realitetit lokal dhe zakoneve të konsumatorit shqiptar.
Sigma VIG ndjek rritjen që sjell besim, korrektësi dhe stabilitet në një industri që kërkon përgjegjësi. Kjo filozofi e vendos kompaninë si një aktor afatgjatë në zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri.