Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit si dhe zonën e fshatrave.

Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt.

Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00.

Për këtë arsye mund të ketë çrregullime në grafikun e furnizimit me ujë të zonës së shërbimit.

SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme.