Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, Urdhëri i Mjekut Durrës ka uruar të gjithë mjekët e Shqipërisë për punën e tyre në shërbim të pacientëve.

Në një postim në “Facebook”, Urdhëri i Mjekut është shprehur se angazhimi i bluzave të bardha “për të kuruar dhe shpëtuar jetë e bën botën një vend më të mirë për të jetuar”!

Postimi i plotë:

Urdhëri i Mjekut Durrës ju uron të gjithë mjekëve Gëzuar Ditën e Mjekut.

Angazhimi juaj për të kuruar dhe shpëtuar jetë e bën botën një vend më të mirë për të jetuar!
Faleminderit për përkushtimin tuaj dhe për shërbimin e madh që i ofroni pacientëve!

Mjekët janë të bekuar me duart e shërimit, ata kanë fuqinë magjike për të trajtuar jetën.
Ato sjellin shëndet të mirë në jetën tonë dhe na japin shpresë kur gjithçka humbet.

Duke uruar shëndet për ju dhe prosperitet në detyrën tuaj, shprehim përzemërsisht respekt dhe nderim për të gjithë ju.