Në kuadër të 22 prillit u zhvillua aksioni i radhës i “River Clean Up”.

Të rinjtë vullnetarë, “luftëtarë” të ndotjes, ishin pjesë e aksionit nr.43 të pastrimit, mbjelljes së fidanëve-pemë, vendosjes së koshave në vendgrumbullimet e Ishmit, në Fushë-Krujë, miniqytezën e rindërtuar pas tërmetit pranë përroit Bardhallë.

Gjatë aktivitetit nuk munguan falenderimet e banorëve të qytezës, ashtu sikundër përballja direkte me sjelljen jodinjitoze të hedhjes së mbetjeve në përrua nga banorët e fshatit.

Rezultatet:

●50 fidanë të mbjella, pemë të llojit: pisha, fotonjo, laura, harizon, mimoza, rrap etj, suportuar nga kompania private Fafa Resort.
●100 kg plastikë e mbledhur në aksion pastrimi.
●220 kg shishe plastike e ricikluar në Rrugën “Pavarësia”-Plazh Durrës, me ndihmën e Kryetares së Durrësit, Ani.
●2 kosha për të larguar vendgrumbullimet e lumit Ishëm Nr. 22 dhe Nr.23, ardhur nga kompania private Argo_Company dhe Riciklimi që bëjnë shkollat e Durrësit.
●90 vullnetarë, kryesisht gjimnazistë dhe studentë.
-21 gjimnazistë të shkollës pioner “Ibrahim Kodra”;
-12 studentë të UAMD-së;
-11 nxënës nga shkolla “Pavarësia së bashku me mësueset e tyre, Dajana Gërdani dhe Rovena Mustafa.
-1 mësuese nga shkolla “Jusuf Puka”, Koordinatore e Shkollave Gentiana Pipa.
-3 përqafësues nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës
-18 banorë të qytezës së rindërtuar.
-20 punonjës të zonës Administrative Fushë-Krujë, së bashku me Drejtorin e Pastrimit të Fushë-Krujës, Naim Loci dhe inspektorin Rexhep Allmeta nga Bashkia Krujë.