Bledi Shkëmbi mban përgjegjësitë për humbjen e parë sezonale të Teutës atë ndaj Kukësit në Niko Dovana. Trajneri durrsakëve nënvizon se gaboi ai. 

Jeni i kënaqur me lojën? 

Dua të falenderoj futbollistët që dhanë maksimumin. Te pjesa e dytë kemi pasur raste për të barazuar rezultatin. E filluam keq lojën. 20-25 minutat e para ishit të dobëta për ne 

Ndryshimet në formacion… 

Mendoj që ndoshta është edhe përgjegjësia ime. U mendova të ndryshoj në rreshtim edhe emër. Ekipi nuk funksionoi ashtu siç e mendova unë. Pashë që në rreshtimin normal ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja që është dhe përgjegjësia ime. 

Të erdhi keq për mënyrën si e pësuat golin? 

Më shumë më mërziti mënyra si e nisëm lojën. Pastaj goli nuk diskutohet, gjithmonë mërzitesh. Ndodh ndonjëherë që nga neglizhenca dhe mos përqendrimi arrin të pësosh. Merituam të humbnim si e nisëm lojën 30 minutat e para. 

Keni guxuar më shumë se duhet në aktivizimin e lojtarëve sulmues… Duhet të ishit më të ekuilibruar… 

Edhe vetë e pash që nuk funksionoi ashtu siç e mendova. Dëshira ishte për ta fituar. Futbollistëve iu thashë që është përgjegjësia ime që zgjodha të luaja në atë mënyrë në pjesën e parë. 

Pse menduan të ndryshonit? 

Mendova të luaja me 2 sulmues, plus Kallakun pas tyre, për shkak se Latif ndihej vetëm në ndeshjet e tjera. Patëm probleme tek të dyja fazat. Ndoshta shpërqendrimi i rreshtimit, kjo ishte arsyeja e dështimit. Nuk mund të them arsye tjetër, futbollistët u munduan. Fati te goli na shpërqendroi. Lojtarët më eksperiencë duhet të na ndihmojnë më shumë në momentet kur vuajmë.