TURQI – Lajm i fortë është konsideruar ai që ka pushtuar këto ditë mediat turke, pasi aktori Burak Özçivit nga seriali i njohur “Sulejmani i madhërishëm” shpall martesën e tij së shpejti. 

Këtë lajm për mediat e ka thënë muzikanti Bulent Ersoy, i cili në një emision televiziv ka zbuluar se Burak do të martohet me kushërirën e tij, Kejlan Kapa. Ndërkohë që familja e vajzës nuk është aspak të kënaqur me dhëndrin. Ata nuk janë dakord që vajza e tyre të martohet me Burakun, edhe pse është një nga meshkujt më seksi në Turqi. 

Një nga arsyet është se nuk i takojnë të njëjtit nivel ekonomik, pasi vajza ka një të kaluar të varfër dhe tashmë punon si stiliste. Por fakti që Burak është komentuar si homoseksual nga mediat, përbën një lajm që familjarët e vajzës e besojnë. Gjithashtu është shkruar se Kejlan e ka gjetur Burakun të zhveshur në shtrat me një mashkull, lajm që më vonë është quajtur një spekulim mediatik. Ndërkohë që mediat kanë vënë në diskutim orientimin e tij seksual, ai u shpall “Mashkulli i Vitit” nga revista “GQ”. Për sa i përket pamjes, edhe pse flitej se i ka rruar mustaqet, Bali Beg duket i njëjtë ashtu siç ka aktruar te seriali “Sulejmani i Madhërishëm”. 

“Meshkujt duhet të kenë mustaqe, ky është një simbol i vjetër në Turqi. Kam dëgjuar se edhe femrat i pëlqejnë shumë meshkujt me mustaqe”, ka thënë ai, derisa mësohet se e dashura ia ka ndaluar që t’i heqë ato. Gjithashtu Burak është i dhënë pas futbollit, dhe pohon se këto kohë që xhiron për serialin është shumë i dhënë pas dashurisë. Për sa u përket lidhjeve të tij, ai pohon: “Nuk toleroj xhelozinë, ndoshta për shkak të natyrës së punës sime shumë femra e kanë vështirë ta kuptojnë atë, por këtë gjë e kërkoj nga ato. Të jesh i dashuruar është një gjë shumë e veçantë, diçka tek e cila nuk mund të ndikosh. Nuk mund të dashuroheni në momentin që ju dëshironi, dashuria ndodh në një pjesë të sekondës. Ju kap paniku, jeni në stres dhe dridhje dhe, kur të shohësh, gjithçka ka ndodhur në një moment të vetëm”, shprehet ai. Bali Beg ka pranuar se nuk do donte të jetonte në kohën e Sulltan Sulejmanit, edhe pse shumica që e pëlqejnë serialin, mendojnë se atij i shkon shumë roli. 

“Në atë kohë edhe një fjalë do ju kushtonte shumë. Atëherë nuk ka qenë e lehtë për të jetuar, unë jam i lumtur që jetoj në këtë kohë. Frikën më të madhe e kam se mos të humb diçka, dhe nuk u besoj njerëzve të cilët thonë se nuk kanë frikë nga asgjë”, është shprehur ai për mediat.