Dy mjete lundruese luksoze janë ankoruar mëngjesin e sotëm në portin më të madh në vend.

Superjahti “Katara” dhe kroçera “besnike” e portit të Durrësit, “La belle de l’Adriatique” janë ankoruar në katalat nr.4 dhe nr.5.

“Katara” është jahti 124 m i gjatë, i ndërtuar në vitin 2010 nga prestigjozi Lürssen dhe përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik.

Ky superjaht lundron nën flamurin e Katari dhe ka një GT prej 8010 tonësh.