Dita e parë e shtatorit sjell superjahtin Koru në portin e Durrësit.

Mjeti lundrues super luksoz, në pronësi të njërit prej njerëzve më të pasur në botë Jeff Bezos, është jahti me vela më i lartë në botë.

Me një vlerë prej 500 milionë dollarë dhe madhësi sa dy aeroplanë Airbus A380s së bashku, superjahti është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.

Ndalesa në Durrës e superjahtit “Koru” bëhet me qëllim furnizimin me karburant. Jahti luksoz do të furnizohet me plot 170 mijë litra karburant (kjo që po publikojmë është vetëm një nga faturat).

Pas furnizimit me karburant dhe shërbimeve të tjera të domosdoshme, superjahti do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

Koru u ndërtua nga kantierin holandez Oceanco dhe mirëmbajtja e mjetit lundrues ka të ngjarë të kushtojë jo më pak se 50 milionë dollarë në vit. Në përgjithësi, kostoja vjetore e drejtimit dhe mirëmbajtjes së një superjahti është afërsisht 10% e çmimit të tij.

Madhësia e jahtit nuk është thjesht një demonstrim i pasurisë së madhe të miliarderit Bezos, por ai është modeluar në tre shtylla të mëdha, në mënyrë që të mund të fuqizohet kryesisht nga energjia kinetike nga velat.

Kjo do të thotë se do të ishte e mundur që një person i vetëm të menaxhonte velat në vend të një ekuipazhi të madh për shkak të teknologjisë së avancuar dhe të gjelbër.