Sydney Sweeney ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me skena të guximshme në sezonin më të ri të serialit “Euphoria”, duke ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Aktorja amerikane shfaqet në disa momente provokuese gjatë episodit të titulluar “This Little Piggy”, ku personazhi i saj Cassie realizon përmbajtje për platformën OnlyFans

Në disa prej skenave, Cassie shihet duke realizuar video provokuese, ndërsa më vonë shfaqet topless përpara një klienti. Menaxherja e saj, Maddy Perez, e interpretuar nga Alexa Demie, e ndihmon gjatë xhirimeve dhe në një moment i kërkon të jetë edhe më provokuese para kamerës.

Një tjetër skenë e serialit e paraqet Cassie duke realizuar përmbajtje ASMR e veshur me të brendshme të bardha, ndërsa pëshpërit në mikrofon: “Përshëndetje, jam vajza juaj e preferuar e ëndrrave”.

Reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme. Një pjesë e fansave e kanë cilësuar skenën si të tepruar dhe të panevojshme, ndërsa të tjerë kanë mbrojtur aktoren dhe mënyrën si po zhvillohet personazhi i saj në serial.

Në sezonin e tretë të “Euphoria”, Cassie paraqitet si një grua e fejuar me Nate, e cila nis të punojë në OnlyFans për të siguruar të ardhura shtesë për jetën luksoze që dëshiron të ndërtojë.

Sydney Sweeney është një nga aktoret më të komentuara të momentit në Hollywood, e njohur veçanërisht për rolin e saj në serialin hit të HBO-së, Euphoria.