Ajo është favoritja për të marrë sivjet kopertinën e edicionit të rrobave të plazhit në “Sports Illustrated”. Kështu ajo do hyjë në listën e femrave më seksi në planet, që kanë dalë në këtë kopertinë.

Por përpara se të dalë në kopertinë, Nina Agdal ka realizuar një video të nxehtë për rrjetin e fast food-eve Carls Jr, që është shfaqur edhe gjatë Super Bowl.

Bukuroshja daneze shfaqet shumë seksi dhe duhet thënë se i jep një kuptim krejt të ri ushqimit të shpejtë, që zakonisht nuk të lë me këto linja në trup.