Të martën, në orën 14.00, do të mbahet një tjetër mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak Durrës, ku pritet të miratohen dy pika të përfshira në rendin e ditës.

Në njoftimin e publikuar nga Këshilli Bashkiak mësohet se pikat që do të hidhen për diskutim dhe më pas për votim nga këshilltarët bashkiakë janë:

1. PËR MIRATIMIN E DETAJIMIT TË FONDEVE TË ALOKUARA NGA BUXHETI I SHTETIT PËR EFEKT TË RRITJES SË PAGAVE TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË NË INSTITUCIONET ARSIMORE DHE NË INSTITUCIONET PLOTËSUESE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR, SI DHE TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

2. PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT MIDIS ASHK-SË DHE BASHKISË DURRËS PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË DHE TË TRAJTIMIT ME PRIORITET TË PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TË PAPËRFUNDUARA PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE NË ZONAT ME PRIORITET ZHVILLIMI URBAN DHE ZONAT INFORMALE TË BANIMIT NË BASHKINË DURRËS