Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Katund-Sukth.

Shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë”, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Sukth, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.