Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një grua rreth 80 vjeçe ka tentuar të vetëhidhet nga kati i tretë i banesës së saj. E moshuara jetonte e vetme dhe sipas banorëve të zonës, ishte dukshëm e rënduar psikologjikisht.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e fqinjëve ka shmangur tragjedinë, duke bërë të mundur që ajo të zbriste e sigurt nga kati i banesës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, të cilat e transportuan gruan drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe vlerësim psikologjik.

Burime nga spitali bëjnë me dije për DurrësLajm se ajo nuk ka pësuar dëmtime fizike, por gjendja e saj emocionale paraqitet e rënduar.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tentativë.