Policia e Vlorës ka ndëshkuar rëndë një drejtues mjeti, pas publikimit të pamjeve se ai ishte duke tërhequr pas automjetit një kalë. Pamjet u shfaqën fillimisht në rrjetet sociale, ndërkohë që policia u vu në lëvizje.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale G.H 37 vjec, banues në Mavrovë Selenicë u shoqërua në mjediset e stacionit policor Selenicë, pasi me automjetin tip Mercdes Benz kishte të lidhur edhe një kalë dhe një gjë e tillë është vepër penale, “keqtrajtim i kafshëve”.

Për këtë arsye, drejtesi i mjetit ka marrë një gjobë në vlerën 110 000 lekë, ndërkohë që autovetura është sekuestruar.