3 korrik 2015 – Baki Çoku u la në burg nga gjykata. 40-vjeçari nga Lushnja, që u arrestua pak ditë më parë për llogari të autoriteteve italiane, akuzohet për terrorizëm si pjesëtar i një celule që rekrutonte xhihadistë për t'i dërguar në Siri.

Bashkë me Çokun u arrestuan edhe 4 shqiptarë të tjerë, 4 italianë dhe 1 kanadez. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/