Pamjet që shikoni vijnë nga banesa e Aleks Markut në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku mbante peng dy fëmijët e tij të mitur.

Siç shihet dhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm“, dritaret dhe muret në ballkon janë me vrima të shumta plumbash. Ajo që vihet re është se vetëm ballkoni i apartamenti të marrë me qira nga Marku, është i rrethuar me kangjella hekuri.

40-vjeçari kishte disa ditë që kishte ardhur  dhe kishte marrë apartamentin me qira në katin e parë të një objekti tetëkatësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ai nuk ka qëndruar vazhdimisht në të dhe pas ikjes së fundit është rikthyer mbrëmjen e djeshme.