Një i sëmurë me probleme te shëndetit mendor ka terrorizuar familjaret në lagjen nr.18.

Pasi i ka përzënë nga shtëpia familjarët, ai është kyçur brenda banesës dhe ka nisur të bërtasë me të madhe.

Kanë qenë familjarët e tij, që kërkuan ndihmën e policisë dhe të zjarrfikësve për të hapur derën e apartamentit. 40-vjeçari nuk lejonte të hynin në banesë asnjë prej të afërmve prej orësh.

Zjarrëfikësit shpërthyen derën, ndërsa 40-vjecari në gjendje të rënduar është dërguar në spital për kurim të specializuar nga policia e Durrësit.