Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka patur sot një takim ndërgjegjësues në kuadër të muajit tetor, për parandalimin e kancerit të gjirit.

Të pranishme në këtë takim ishin Klodiana Spahiu, Aurora Hyka, Jonida Çeliku, deputeti Ilir Ndraxhi dhe shumë gra, punonjëse të bashkisë.

Arbana ka bërë një thirrje ndaj të gjithë grave: “Ashtu si kujdeseni me përkushtim për familjen duhet të kujdeseni dhe për veten tuaj. Të ndiqni të gjithë këshillat e mjekëve, të bëni të gjitha kontrollet që mund të ekzaminojnë që në fillim këtë sëmundje.

Postimi i plotë

Muaji tetor është cilësuar si tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Fjongo rozë është kthyer në simbolin e kësaj sëmundje, në vëmendjen ndaj këshillave të mjekëve, në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë.

Muaji i Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Nëna, gra, motra, ashtu si kujdeseni me përkushtim për familjen duhet të kujdeseni dhe për veten tuaj. Të ndiqni të gjithë këshillat e mjekëve, të bëni të gjitha kontrollet që mund të ekzaminojnë që në fillim këtë sëmundje.

Nëse kujdeseni dhe mbroni veten tuaj, keni mbrojtur të gjithë familjen!