Teuta ka zhvilluar dje një seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Diego Longo dhe stafit teknik. Blutë kanë vijuar përgatitjet për takim e së shtunës ndaj Tiranës. Tradita e futbollit në skenë, aty ku përballen Teuta dhe Tirana, skuadra që i kanë dhënë kripën elitës së futbollit shqiptar ndër vite. Për bregdetarët, më të etur për fitore pas 2 muajsh përgatitje dhe një “look” të ri këtë sezon, është sfida e duhur për një fitore, me Tiranën, duke parë forcën e kundërshtarit dhe faktin që luan në një stadium si “Niko Dovana”, fitorja do të ishte e vetmja rrugë.

Diego Longo në herën e tij të parë në stolin e Teutës padyshim që synon të bëjë diçka të madhe. Të paktën të rikthejë blutë te suksesi, ku deri më tani është në rrugën e duhur. Për këtë takim trajneri pritet të ketë të gatshëm një lojtar kyç në mesfushë si Erando Karabeci, por që duhet parë deri 24 orë para ndeshjes gjendja e tij që mund të ngrohin disi ambientin në Durrës. Longo në analizë ka kërkuar që lojtarët të mendojnë vetëm për Tiranën, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishme. Sipas tij, vetëm pasi të fitojnë ndeshjen një e nga një, do të flitet për objektivat madhorë. Në këtë moment flitet për ndeshjen e radhës, që është Tirana.

Trajneri në këtë sfidë pritet të luajë me të njëjtin formacion si në miqësore. Mund të këtë lëvizje taktike, që mund të jenë shumë efikase, sepse skuadra kërkon të luajë më shkurt dhe lojtarët të jenë më afër njëri-tjetrit. Nga Tirana fillon sezoni i ri Teutës. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar edhe java anti-Tirana. Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie të mirë. Megjithatë, të besuarit e Longos besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht. Në Durrës nuk mund të tolerojnë një hap fals, në këtë hapje të sezoni dhe tri pikët janë objektivi i vetëm. Nisja e këtij sezoni për Teutën pritet të bindë, ndaj forma më e mirë për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtin Tiranën.

Longo e njeh mirë kundërshtarin, por e ka të qartë se këtë herë ata vijnë në një situatë pozitive. Kjo gjë nuk i pengon aspak “djemtë e detit”, që të tentojnë fitoren dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen për moral. E megjithatë, para se të niste stërvitja për llogari të javës së 2-të, fillimisht trajneri Longo dhe stafi i tij kanë shpjeguar edhe programin e ditës. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrimet aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Deri të shtunën në Durrës kanë mjaftueshëm kohë për t’u bërë gati për sfidën ndaj Tiranës.