Prezantuesi i studios prestigjioze Bjarke Ingels Group Big nga Danimarka gjatë kohës kur bënte publik projektin për stadiumin e ri të Durrësit bëri një gafë duke quajtur mbretëreshën ilire Teuta, pirate.

“Shohim mbretëreshën pirate Teuta, po kështu edhe “Djemtë e detit”. Pra duam të bëjmë diçka që reflekton të njëjtën kulturë”,- u tha ndër të tjera gjatë prezantimit.

Kronikanët e lashtë romakë, vendi i të cilëve ishte në luftë me mbretërinë ilire të Teutës nuk kanë guxuar t’i japin asaj këtë konotacion negativ, ndërkohë që kjo ndodh 2000 vite më pas, gjatë një prezantimi zyrtar ku i pranishëm ishte kryeministri Rama, ministra, deputetë e kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.