Emiljano Vila do të vijojë të jetë pjesë e kampionëve të Teutës, edhe për të paktën një sezon. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka bërë me dije se ka palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Vila është një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Teutës, teksa dha një kontribut të ccmuar në sezonin e shkuar ku “Djemtë e Detit” u shpallën kampionë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Emiliano Vila. Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe per një sezon.