Teuta deri tani është fokusuar si fillim së pari tek skarcimet për sa i përket merkatos së verës.

Nga ekipi është larguar mbrojtësi Harallamb Qaqi, ndërsa ende nuk ka gjë të saktë për sa i përket lojtarëve të tjerë që do largohen në nga me blutë.

Nga sa është lënë të kuptohet në deklarimet e stafit teknik, thuajse i gjithë grupi i futbollistëve titullarë, që janë në kontratë me Teutën, do të vazhdojnë me ekipin blu.

Madje, këtë dëshirë nuk kanë nguruar ta bëjnë publike edhe “jabanxhinjtë” e Teutës, siç janë disa e kanë thënë hapur se duan t’i qëndrojnë besnikë Teutës dhe presin me padurim datën e nisjes së përgatitjeve.

Pritet të këtë dhe afrime deri sa të barazojë numrin që janë larguar që tekniku t’i ketë në dispozicion. 

Dy lojtarët mund të mos jenë më pjesë e skuadrës, duke krijuar hapësira për afrime për stafi teknik.

Deri në këto momente Teuta nuk ka zyrtarizuar asnjë në merkato.

Aktualisht, bregdetarët po punojnë për afrimin e disa lojtarëve, por deri tani s’ka asgjë konkrete.

Shumë emra po diskutohen me stafin e ri teknik, i cili po ndjek futbollistë të ndryshëm, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Duket se në këtë moment prioritet për “Djemtë e detit” është mbrojta.

Ky është një nga repartet që ka më tepër nevojë për përforcime dhe kërkohet një lojtar që e njeh mirë prapavijën.

Në sezonin e fundit, Teuta ka vuajtur shumë në fazën difensive, prandaj në këtë merkato po i shohin me shumë kujdes alternativat e ofruara. 

Në edicionin e kaluar, ishte një mbrojte jo shumë e mirë ku vetëm pas afrimeve te janarit situata u normalizua.

Gjithsesi, është e qartë se sa të nevojshëm e ka Teuta afrimin e lojtarëve mbrojtës, që të jetë një pozicion i sigurt.

Lajmi i mirë është që ka opsione zgjedhje dhe prandaj stafi teknik s’kërkon të nxitohet për të bërë gabime duke ditur se faza përgatitore fillon në javën e parë të korrikut.

Trajneri Martini kërkon që ta ketë të gjithë grupin e gatshëm kur të fillojë me përgatitjet dhe puna në këtë moment është intensive.

Për momentin, skuadra është me pushime dhe grumbullimi do të nisë në ditët e para të muajit të ardhshëm.