Pëson humbjen e dytë radhazi edhe Skënderbeu, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Teutës në Durrës.

Skuadra e Longos hodhi pas krahëve humbjen e thellë 6-1 në Laç dhe iu fal golit të të riut Arifi, për të marrë 3 pikët ndaj Skënderbeut.

Goli i shënuar nga Arifi në pjesën e parë, i ka mjaftuar skuadrës së Longos për të marrë 3 pikët e para për këtë sezon, teksa Skënderbeu tashmë e sheh veten në vështirësi ku pas humbjes në kryeqytet, mundet edhe në Durrës.

Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 4 pikëve ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak, teksa Skënderbeu mbetet në kuotën e 6 pikëve.