Teuta është rikthyer fuqishëm javën e fundit, madje mund të themi në formën e tyre optimale.

Ekipi nga Durrësi ndodhet në vendin e 7-të në tabelën e renditjes së bashku me pikë të njëjta me Laçin.

Në 5 ndeshjet e fundit, “Djemtë e Detit” kanë grumbulluar 9 pikë, rezultate të cilat i kanë ndikuar pozitivisht në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini ia ka dalë të mposhtë Kukësin dhe Erzenin që janë rivalë direkt, por edhe një pretendent për t’u shpallur kampion, siç është Partizani.

Ndërsa misioni i radhës i durrsakëve është Tirana, aty ku do të kërkojnë një tjetër fitore, për të nisur shkëputjen larg zonës së ftohtë të renditjes.

Kujtojmë që sfida mes Teutës dhe Tiranës do të luhet më 30 mars në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.